Dje shkolla jonë mirëpriti fatosat tanë, nxënësit më të rinj dhe me te dashur të shkollës, nxënësit e klasës së parë.

Ishte një takim shumë I ngrohtë në të cilin fatosat tanë u njoftuan më mësueset e tyre dhe po ashtu u ulën për herë të parë në bankat shkollore.

Drejtori I qendrës “Don Bosko” në Prishtinë një fjalën e tij iu uroj mirëseardhje në shtëpinë e tyre të dytë dhe iu premtoj atyre qenë shkollën tonë do ta gjejnë një ambient të ngrohtë dhe familjar ku vërtetë do të ndihen komod.

Pas takimin me drejtorin, nxënësit shkuan nëpër  klasa ku shijuan uljen në bankat shkollore për herën e parë si dhe u njoftuan me mësueset e tyre.

Emocioni ishte I papërshkrueshëm dhe dëshira e tyre për tu ulur në ato banka ishte shumë shumë e madhe.

Në emër te drejtorit të qendrës, urojmë fatosat tanë dhe ju premtojmë që “Don Bosko” do të jetë vërtetë ambienti i tyre më i dashur.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Shkolla Fillore

Publikuar më: 05/09/2017