Sot u mbajt takimi me klasat e 1-ra dhe të 2-ta të SH.F.M.U. “Don Bosko” – Prishtinë. Fatosat e vegjël të shoqëruar nga prindërit në këtë ditë të rëndësishme, na sollën buzëqeshjet e tyre dhe shumë buqeta lulesh për mësueset.
Gëzimi dhe entuziazmi përcolli këtë ditë takimi e cila përmbylli serinë e takimeve me nxënësit tanë në këtë fillim të vitit.
Sikurse në takimet e mëhershme me klasat e 6-7-ta, 10-11-12-ta, edhe sot drejtori Don Izidor LLukiq, zv.drejtori Don Tomë Mihaj dhe përgjegjësi i SH.F.M.U. Don Pavlin Zefi ju uruan mirëseardhje nxënësve dhe informuan prindërit rreth sistemit shkollor, rregullores shkollore etj.

Ju urojmë sukses fatosave tanë dhe punë të palodhshme.

Ec, shko përpara me Don Boskon!


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla Fillore

Publikuar më: 04/09/2015