Gjatë kësaj jave u mbajtën takimet me prindërit e Shkollës Fillore, të Mesme të Ulët dhe asaj të Mesme të Lartë.

Takimi me prindër kishte për qëllim njoftimin e prindërve mbi rrjedhën e zhvillimit të procesit edukativo arsimor për këtë periudhë të gjysmëvjetorit të dytë.

Fillimisht prindërve ju drejtuan me disa fjalë drejtori i QSE “Don Bosko” Don Izidor Lukic i cili e dha një rezyme mbi rrjedhën e procesit edukativo arsimor. Pas drejtorit fjalën e mori zv. drejtori Don Tomë Mihaj i cili ju drejtua prindërve mbi gjerat praktike sa i përket mësimit, sjelljeve dhe disiplinës.

Pas përfundimit të takimit me udhëheqësit e shkollës prindërit u shpërndanë nëpër klasa së bashku me kujdestarët e klasave. Aty ata u njoftuan më gjerësisht mbi secilin nxënës veç e veç.

Prindërit ishin shumë mirënjohës dhe falënderues për gjithë kontributin që QSE “Don Bosko” e jep për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të tyre.


Kategoria Gjimnazi i Përgjithshëm , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla Fillore