Këtë javë u zhvilluan takimet me prindër te klasave te X, XI dhe XII.

Takimin me prindër e hapi drejtori i QSE “Don Bosko” në Prishtinë Don Izidor Llukiq i cili foli mbi rëndësinë e edukimit integral si dhe zhvillimin mëtejmë të trekëndëshit shkollë-prind-nxënës.

Pas drejtorit fjalën e mori zëvendës drejtori Don Tomë Mihaj i cili prindërve ju shpjegoi shumë gjëra në aspektin e disiplinës dhe sjelljeve të nxënësve. Po ashtu iu tregoj edhe disa data me rëndësi në të cilat do të zhvillohen aktivitete te ndryshme shkollore.

Pas këtyre fjalimeve, fjala ju dha prindërve të cilët shprehen mirënjohje dhe lëvdata për punën e Institucionit tonë shkollor.

Pastaj prindërit u shpërndanë me kujdestarët përkatës të cilët u informuan për të arriturat e fëmijëve të tyre.

QSE “Don Bosko” gjithmonë u është falënderuese prindërve për angazhimin, kujdesin dhe ndihmën që ata ofrojnë në edukimin e brezave të rinj.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 27/04/2017