Dje dhe sot u mbajtën takimet me prindër të klasave X, XI dhe XII. Ky takim kishte për qëllim njoftimin e prindërve për suksesin, mungesat dhe sjelljet e fëmijëve të tyre.

Fillimisht takimin e hapi drejtori i QSE Don Bosko, Don Izidor Lukic i shoqëruar nga ZV. Drejtori Don Tomë Mihaj. Drejtori në fjalën e tij dha një rezyme për mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimor për këtë periudhë kohore.

Po ashtu me prindërit e klasës së XII u diskutua edhe për shëtitjen kulturore që do ta kenë nxënësit e klasës së XII në Itali. Atyre ju dha agjenda dhe itinerarin e udhëtimit,

Më pas prindërit u shpërndanë së bashku me kujdestarët nëpër klasa të cilët u njoftuan më hollësisht mbi rezultatet e fëmijëve të tyre.


Kategoria Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë