Në vazhdën e aktiviteteve të Javës së Shkencës, sot në shkollën tonë u organizua tryeza e rrumbullakët me temën Cyber Security (Siguria Kibernetike).

Në këtë tryezë morën pjesë shumë pjesëmarrës nga shkolla të ndryshme të vendit siç janë SHML “Gjin Gazulli” – Prishtinë, SHML “Arkitekt Sinani” – Mitrovicë etj. si dhe pjesëmarrës nga Universiteti Amerikan I Kosovës (AUK) dhe Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT).

Pjesëmarrësit me një fjalë rastii përshëndeti drejtori I QSE “Don Bosko” – Prishtinë, Don Izidor Llukiq, I cili shprehi urimet më të përzemërta për të pranishmit.

Fillimisht një prezantim të shkurtër rreth Sigurisë Kibernetike e bëri nxënësi Domenik Rashiti nga SHML “Gjin Gazulli” – Prishtinë, pas tij fjalën e morën panëlistët e nderuar Blerim Jahiu (AUK), Burim Prezniq (AUK) dhe Atdhe Buja (UBT). Që të tre panelistët ndanë me pjesëmarrësit njohuritë e tyre rreth Sigurisë Kibernetike si dhe format e mbrojtjes karshi saj.

QSE “Don Bosko” – Prishtinë, I falenderon të gjithë panelistët dhe shkollat pjesëmarrëse dhe I fton ata përsëri në ditën kulminante që do të mbahet të premten DITA E SHKENCËS me fillim nga ora 12:00h.


Category: DITA E SHKENCËS , Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 03/05/2017