Në vazhdën e shumë aktiviteteve të cilat organizohen në Qendrën tonë, sot, u mbajt Tryeza e Rrumbullakët në të cilën u trajtua tema: Trajektorja e gruas shqiptare dhe emancipimi i saj ndër shekuj

Për ta elaboruar këtë temë, të ftuara në panel ishin dy gra të cilat janë sinonim i emancipimit te gruas shqiptare, Znj. Vlora Dumoshi dhe Prof. Dr. Linda Gusia.

Fillimisht mirëseardhje te pranishmëve ju dëshiroj drejtori i Qendrës don Izidor Lukic, i cili në fjalën e tij tha që gruaja ishte dhe mbetet shtyllë e shoqërisë dhe si e tillë duhet të ketë vend të merituar në shoqërinë tonë.

Pastaj fjalën e morën dy panelistet e nderuara të cilat e elaboruan këtë temë në detaje.

Znj. Vlora Dumoshi në fjalën e saj theksoi rolin e gruas në zhvillimin e shtetit, duke theksuar se gratë deri me tani nuk kanë qenë denjësisht të përfaqësuara në shtet-ndërtim dhe se kjo traditë duhet të ndryshohet sepse gratë gjithmonë kanë treguar se dinë të udhëheqin.

Më pas fjalën e mori Prof. Dr. Linda Gusia. Ajo në fjalën e saj theksoi rrolin e gruas ndër shekuj dhe emancipimin e saj. Znj. Gusia tha se roli i gruas ka pësuar ndryshim në etapa të ndryshme kohore dhe nëse flasim për ditët e sotme, ajo, është shumë më e avancuar, por, që duhet ende të punohet në këtë drejtim që femrat sidomos në Kosovë të arrijnë një nivel më të lartë të shkollimit e jo ta ndërprejnë në moshë të re.

Pas fjalës së panelisteve, ishte momenti i pyetjeve të cilat i shtruan nxënësit për të cilat morë përgjigje nga panelistet tona.

Në fund sipas programit, u shpallën edhe fituesit e Garës së Esesë. Tri vendet e para të Esesë më të mirë u shpallen:

Vendi i parë: Eljesa Vuçiterna nga Gjimnazi Hasan Nahi
Vendi i dytë: Delvina Shehu nga QSE Don Bosko
Vendi i tretë: Era Kadiri nga Gjimnazi Sami Frashëri


Kategoria Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme