Gjatë këtyre ditëve në shkollën tonë u organizua turniri në futboll të vogël. Turnir ky i cili kishte për qëllim që t’i bashkoi të rinjtë përmes sportit.

Organizatorët e këtij turniri, prof. Burbuqe Ahmetaj dhe prof. Valentin Spaqi, kanë organizuar një turnir jashtëzakonisht të mirë dhe atraktiv, ku nxënësit e të gjitha klasave kishin mundësinë të shprehin talentin e tyre në fushën e futbollit.

U organizuan shumë lojëra të mrekullueshme nga nxënësit tanë të cilat shpesh herë ngrinin në këmbë publikun e zjarrtë nga atraktiviteti që ata bënin në fushë.

Në fund në finalë u kualifikuan dy klasat më të suksesshme X/B dhe XII/E. Ishte një lojë që arsyetonte finalen, lojë e cila u karakterizua me shumë raste shënimi.

Në fund fitore arriti klasa X/B me rezultat 2 : 1.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 15/11/2017