Në Qendrën tonë gjatë këtyre dy ditëve u realizua vizita e Inspektorit Salezian të Italisë Jugore don Pasquale Cristiani së bashku me ekonomin e inspektorisë don Marek Gryn.
Don Pasquale, së bashku me don Marekun, u njoftuan me nxënësit e rinj të shkollës së mesme dhe të shkollës fillore, duke u dëshiruar një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor dhe duke u dëshiruar që në Qendrën tonë të ndihen si në familje .

Inspektori dhe ekonomi i Inspektorisë Saleziane të Jugut realizuan një takim edhe me stafin e mësimdhënësve dhe administratës së Qendrës “Don Bosko” në Prishtinë, duke ju dëshiruar edhe atyre fillim dhe punë të mbarë të vitit të ri shkollor .


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 16/09/2016