Gjatë kësaj jave në Qendrën tonë u realizua vizita zyrtare vjetore e inspektorit salezian don Pasquale Cristiani dhe ekonomit zyrtar të Inspektorisë Saleziane Jugore don Marek Gryn.

Në qëndrimin e tyre tre ditor inspektori dhe ekonomi u informuan dhe përcollën veprimtaritë e përditshme të Qendrës sonë dhe mbarëvajtjen e tyre, duke takuar tërë stafin dhe duke përcjellë dhe vlerësuar punën e Qendrës në përgjithësi.

Ata po ashtu mbajtën edhe një takim me tërë stafin ku u diskutua për përgatitjen e planit afatmesëm të zhvillimit të QSE “Don Bosko” për periudhën kohore 2017-2021.

Inspektori dhe ekonomi u ndanë mjaftë të kënaqur me rezultatet e punës sonë si Qendër.

Falënderojmë shumë don Pasqualen dhe don Marekun për prezencën e tyre.


Kategoria Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë