Sot 15 Qershor 2015, Qendrën “Don Bosko” – Prishtinë e vizitoi komandanti i KFOR-it, Major General Francesco Paolo FIGLIUOLO, i cili fillimisht mbajti një fjalim rasti për nxënësit e shkollës “Don Bosko” ku në fund i dha një dhuratë  drejtorit të Qendrës “Don Bosko” Don Izidor LLukiq. Pas kësaj u takua me stafin udhëheqës të Qendrës dhe vizitoi ambientin shkollor dhe gjithashtu nga afër pa edhe punimet në objektin e ri të Shkollës Fillore.

 


Category: Galeria , Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 15/06/2015