Gjatë ditës së sotme, nxënësit e klasës së IV/B vizituan Bankën Qendrore të Kosovës.

Kjo vizitë ishte me ftesë të Bankës Qendrore të Kosovës, në kuadër të Javës së Kursimit, me ç ‘rast organizohen aktivitete të ndryshme.

Nxënësit tanë i priti U.D  i Guvernatorit të Bankës Qendrore Fehmi Mehmeti, së bashku me drejtorin e Shoqatës së Bankave të Kosovës.

Fëmijët u informuan për paratë, mënyrën e shpenzimit dhe kursimit të saj. Pastaj bën aktivitete të ndryshme duke punuar librin e kursimeve të tyre.

Fëmijët po ashtu kishin rastin të bëjnë pyetje të ndryshme rreth parasë.

Në fund për ta ishte organizuar një koktej rasti si dhe u shpërndanë dhurata për ta.


Kategoria Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla Fillore