Me rastin e festës së pavarësisë së Republikës se Kosovës, Qendrën tonë e vizitoi Gjenerali i KFOR-it në Kosovë Major General Giovanni Fungo.

Qendra Sociale-edukative”Don Bosko” në Prishtinë është gjithmonë e hapur dhe në vazhdimësi mirëpret vizitorë,miq e dashamirë. Një gjë e tillë ndodhi edhe sot  më datë 16.02.2017 ku në ambientet e Qendrës sonë u realizua një  vizitë e paralajmëruar e Major General Giovanni Fungo.

Ata patën rastin të takohen me stafin udhëheqës të Shkollës, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës.
Për një fjalë rasti nxënësve iu drejtua Major General Giovanni Fungo,ku ai përcolli mesazhe inkurajuese te ata për një të ardhme të ndritur dhe me plot suksese.

Në mes tjerash ai ishte edhe njohës shumë i mirë I historikut të shkollës “Don Bosko” duke u cilësua këtë institucion si  një ndër shkollat elitare dhe më prestigjioze në vend dhe rajon.

Ishte nder dhe kënaqësi t’i kemi të pranishëm në ambientet e shkollës sonë këta vizitorë
I mirëpresim edhe herave të tjera.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 16/02/2017