Sot nxënësit e klasës 12/F të drejtimin të telekomunikacionit vizituan kompaninë 3CIS. Ishte kjo një vizitë jashtëzakonisht e frytshme për nxënësit tanë që të njihen më teknologjitë më të reja telekomunikuese.

Fillimisht nxënësit u mirëpritën nga stafi kompanisë, ku së bashku me ta bënë një vizitë në të gjithë kompaninë.

Më pas nxënësit tanë kishin kënaqësinë të dëgjojnë ligjërata shumë të frytshme nga stafi profesional i kompanisë 3CIS. Fokusi i ligjëratave ishte në teknologjinë telekomunikuese 3G, 4G dhe 5G.

Falënderojmë stafin e kompanisë 3CIS për mirëpritjen e ngrohtë që na dhuruan.


Category: Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 20/03/2018