Gjatë ditës së mërkurë dhe enjte, nxënësit e Shkollës Fillore respektivisht ata të klasave te II-ta dhe III-ta vizituan kompanitë vendore M&Sillosi dhe Devolli Company.

Qëllimi i vizitës ishte për të parë nga afër punën e këtyre kompanive.

Nxënësit tanë ishin shumë të kënaqur me këtë vizitë dhe kishin një interesim mjaft të madh për tu informuar rreth punës dhe aktiviteteve prodhuese të këtyre kompanive.

Te dy kompanitë kishin organizuar edhe lojëra të ndryshme për nxënësit tanë.

Ne i falënderojmë për mirëpritjen dhe shpresojmë që këto vizita të vazhdojnë edhe më tutje.


Category: Lajmet , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla Fillore

Publikuar më: 24/03/2017