Në vazhdën e vizitave të Qendrave “Don Bosko” në 134 shtete të botës, sot, Qendrën tonë e vizituan këshillëtari botëror për misione Don Guillermo Basanes dhe inspektori Don Angelo Santorsola.

Kjo vizitë kishte për qëllim njohjen me realitetin e Qendrës sonë, punën dhe angazhimet e stafit.

Kjo vizitë po ashtu ka për qëllim t’i ndihmojë Rektorit Madhor në punën e tij në mbarëvajtjen e të gjitha Qendrave të “Don Boskos” anë e mbanë botës.

Ata i priti drejtori Don Izidor Lukic, zëvendës drejtori Don Tomë Mihaj dhe përgjegjësi i shkollës fillore Don Pavlin Zefi, të cilët i njoftuan për punën në Qendrën tonë dhe aktivitetet tona.

Ata vizituan ambientet e shkollës fillore dhe të mesme të ulët si dhe asaj të mesme të lartë.

Të dy u ndanë mjaft të kënaqur me punën dhe angazhimin e stafit si dhe ofruan mbështetjen e tyre të pakursyer në të mirë të Qendrës sonë.

Falënderojmë këshilltarin botëror për misione Don Guillermo Basanes dhe inspektorin Don Angelo Santorsola për vizitën e tyre.


Category: Lajmet

Publikuar më: 30/01/2019