Sot për vizitë në qendrën tonë ishte përfaqësuesi i organizatës kishtare Renovabis, Martin Lenz, organizatë e cila e financon ndërtimin e Shkollës Fillore dhe te Mesme te Ulët.

Qëllimi i vizitës ishte njoftimi më për së afër me mbarëvajtjen e punëve në ndërtimin e objektit të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët.

Ai u njoftua për së afërmi nga drejtori i qendrës Don Izidor Lukic dhe anëtarët tjerë të këshillit menaxhues. Më pastaj të gjithë së bashku bën edhe një vizitë në objekt.

Zotëri Lenz u nda shumë i kënaqur me progresin e arritur deri më tani dhe uroj që ky objekt të shërbej për edukimin e brezave të rinj.


Kategoria Lajmet , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë