Sot, për vizitë në Qendrës tonë ishin përfaqësuesit e organizatës Renovabis  Z. Burkhard Haneke – drejtor i organizatës dhe Z. Martin Lenz – udhëheqës i departamentit të projekteve. Qëllimi i vizitës ishte njohja më për së afërmi me investimin të cilin ata e kanë financuar për ndërtimin e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët.

Ata i priti drejtori i Qendrës don Izidor Lukic së bashku me përgjegjësin e financave Bekim Hasanaj dhe inxhinierin Robert Gegaj.

Pas monitorimit që i bën objektit shkollor, ata u ndanë shumë të kënaqur si në aspektin e projektimit, ndërtimit dhe mirëmbajtjes që i bëhet këtij objekti me standardet më të larta.

Ata, po ashtu ishin shumë të kënaqur me numrin e madh të nxënësve që gravitojnë në këtë shkollë e cila është dëshmi që investimi i tyre nuk ishte vetëm një objekt, por, ishte Qendër Sociale, Arsimore dhe Edukative e cila është në shërbim të edukimit dhe arsimimit të të rinjve të Kosovës

Ata, po ashtu, u shprehën të gatshëm që të financojnë edhe objekte tjera, në këtë rast ndërtimin e një mense moderne për nxënës.

Falënderojmë donatorët – Orgnizatën Renovabis dhe punëkryesin “Jeta” nga Juniku që bën të mundur ndërtimin e kësaj Shkolle e cila është model për shkollat tjera në Kosovë dhe rajon.


Category: Lajmet

Publikuar më: 11/04/2019