QSE “Don Bosko” në Prishtinë, në fushë veprimtarinë e saj ka edhe sektorin e Trajnimeve Profesionale. Sektor ky i cili ofron trajnime profesionale të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Me poshtë prezantojmë kursin Instalues Elektrik:

– Kursi instalues elektrik i cili është i akredituar nga autoriteti kombëtar për kualifikim
– Kohëzgjatja e kursit 3 muaj
– Orari (e hene, merkure, premte) ose (e marte, enjte, premte) nga 15:00 – 16:30
– Te interesuarit mund të aplikojnë edhe online në butonin më poshtë

Apliko

 

  • LIGJERUES: Bsc. Ramiz Krasniqi dhe Bsc. Remzi Gashi

 

REZULTATET E PRITURA NGA KURSANTI

1. Përgatisin vendin dhe mjetet e punës për instalimet elektrike ;
2. Interpretojnë skema të instalimeve elektrike;
3. Vizatojnë skica të thjeshta për instalime elektrike;
4. Përdorin veglat, pajisjet dhe instrumentet e punës për instalimet elektrike;
5. Përzgjedhin materialet e punës në instalimet elektrike;
6. Kryejnë llogaritje të thjeshta ekonomike për veprimtaritë në instalimet elektrike;
7. Kryejnë matje dhe kuotime në instalimet eklektike;
8. Bëjnë instalime elektrike me tension të mesëm dhe te ulët; 
9. Përgatisin llojet e përçuesve dhe kutive për instalimet elektrike ;
10. Zbatojnë standardet e profesionit me standarde më të larta evropiane ;
11. Kujdesen për veglat dhe pajisjet e punës;
12. Zbatojnë rregullat e sigurisë, të higjienës dhe të mbrojtjes së mjedisit.

 


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Trajnimet Profesionale

Publikuar më: 24/08/2018