Të premten, më datë 18 qershor 2021, në një ceremoni madhështore të përgatitur nga stafi i QSE “Don Bosko” Ceremonia e Diplomimit të maturantëve tanë të gjeneratës 2018/2021.

Festa filloi me intonimin e Himnit Kombëtar. Pastaj ishte momenti i parakalimit të maturantëve mbi tapetin e kuq.

Zëvendësdrejtori Don Toma, bëri prezantimin e të gjitha klasëve, prezantim ky emocionues i cili ngjallte tek maturantët emocionet e tri viteve të kaluara në Shkollën tonë.

Parakalimi i maturanteve ishte emocion i pa pershkrueshëm. Fillimisht ishte klasa 12/A me kujdestare prof. Jozefina Dodaj, pastaj klasa 12/B me kujdestare prof. Drita Frrokaj, me radhe ishin 12/C me kujdestare prof. Vlora Uka, radhën e kishin 12/D dhe kujdestarja prof. Dritë Krasniqi, 12/E me kujdestarin prof. Betim Bajoku ishte klasa e parafundit qe kaloi në tapetin e kuq dhe e fundit klasa 12/F me kujdestaren prof. Burbuqe Ahmetaj e përmbylli këtë parakalim madhështor.

Festa filloi me intonimin e Himnit e Kosovës dhe atë Kombëtar.

Siç e do rendi program filloi me fjalimin e Drejtorit të Qendrës don Dominik Skender Qerimi. I cili në fjalën e tij theksoj se kjo gjenerata, do të mbahet mend si gjenarate e cila përjetoi një mësim më ndryshe, mësim ky i cili ishte i imponuar nga gjendja Pandemike.

Po ashtu Drejtori në fjalën e tij theksoi se për një gjë duhet t’ju kerkoj falje, ky kërkim falje është sepse nuk pati mundësi të bëj më shumë për maturantët shkaku i rrethanave të krijuara nga situata epidemiologjike.

Ai po ashtu i uroj Maturantët për diplomimin e tyre dhe ju drejtua me këto fjalë, “Tani do të filloni një kapitull të ri në jetën tuaj, andaj merrni për bazë shkollimin tuaj tre vjeçar në “Don Bosko” dhe bëhuni profesionistë të mirë dhe qytetarë të ndershëm”

Pas fjalës së Drejtorit, filluan pikat kulturo-artistike të programit si dhe ndarja e shumë shpërblimeve për nxënësit më të mirë.

Mirënjohje morën të gjithë nxënësit të kanë përfunduar vitin shkollor me notë mesatare 5.00. Mirënjohje dhe medalje morën të gjithë nxënësit që kanë përfunduar tri vitet shkollore me notë mesatare 5.00. Për të gjithë maturantët ishte përgatitur pergamena dhe kartela e ish nxënësit, kartele kjo e cila do ta identifikoj në tërë botë si ish nxënës të “Don Boskos”.

Një falënderim ishte përgatitur për profesorët kujdestarë, të cilëve ju dhuruan buketa me lule në shenjë mirënjohje për punën e tyre të palodhshme për këto tri vite.

Po ashtu e veçanta e kësaj ngjarje ishte edhe lidhja e drejtpërdrejtë më nxënësit tanë që studiojnë jashtë vendit e të cilët folën për përvojat e tyre në ato vende ku studiojnë.

Krejt në fund erdhi momenti i shumëpritur, ai i hedhjes së kapelave të maturantit. Të gjithë u mblodhën në qendër të sallës dhe me brohoritje të mëdha i hodhën kapelat dhe kështu përfunduan ciklin tre vjeçar të Shkollës së Mesme të Lartë.

Maturantë të dashur,
Qendra “Don Bosko” asnjëherë nuk i harron nxënësit dhe ish nxënësit e saj. Mos harroni që ju ishin dhe mbeteni në zemrat dhe mendjet tona përherë. Aty ku jeni ju, ku jetoni dhe veproni tregoni shembullin më të mirë të edukimit, tregoni shembullin më të mirë të socializimit, tregoni shembullin më të mire të profesionalizmit qe i fituat për këto tri vite. Por asnjëherë mos harroni se “Don Boskon” e keni mbrapa dhe sa herë që te keni nevojë shtëpia juaj e dytë jemi Ne.
Urime e suksese gjatë gjithë jetës suaj!


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 21/06/2021