Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët, me ndihmën e mësueseve të tyre dhe mbështetjen maksimale të të gjithë stafit organizativ të shkollës, kishin përgatitur një program të larmishëm, plot ngjyra e atmosferë për nder të kësaj 28 Nëntorit.

Në program u përfshinë fjalimi i drejtorit, që uroi të gjithë nxënësit me rastin e kësaj feste, pastaj kishte poezi, pika muzikore me violinë, një dramë e mrekullueshme dhe fare në fund një vallëzim.

Fytyrat e gëzuara të nxënësve, treguan më së miri se nxënësit ia dolën me sukses të përmbyllin një program, për të cilin kanë punuar me aq vullnet dhe dashuri.

Andaj nga Shkolla Fillore dhe e Mesme e ultë, ju urojmë 28 Nëntorin, ditën e Flamurit!


Category: Shkolla e Mesme e Ulët , Shkolla Fillore

Publikuar më: 26/11/2021