Sot u përmbyll Java e Shkencës e organizuar nga QSE “Don Bosko” – Prishtinë.

Kjo javë kishte në vetë aktivitete të ndryshme të cilat u përmbyllën sot më ngjarjen kulminante të Ditës së Shkencës.

Në këtë garë morën pjesë gjithsej 12 projekte nga 5 shkolla të ndryshme të Kosovës.

Shkollat pjesëmarrëse ishin:

– SHML “Arkitekt Sinani” Mitrovicë

– SHML “Don Bosko” Gjilan

– SHML “Gjin Gazulli” Prishtinë

– SHML “Fehmi Lladrovci” Drenas

– SHML “Don Bosko” Prishtinë

 

Nga të gjithë këto shkolla në ditën finale kaluan gjithsej 5 projekte, ato ishin:

1. “Aftësia ime” – SHML “Arkitekt Sinani” – Mitrovicë, nxënësi Amar Beka.

2. “Prishtina Racing Cars” – SHML “Gjin Gazulli” – Prishtinë, nxënësit Rigon Statovci, Qlirim Bajqinca.

3. “Alarm Shkollor” – SHML “Fehmi Lladrovci”- Drenas, nxënësit Shqipdon Karagja, Rinor Bresilla, Blerim Mala, Veton Rrukiqi , Gentrit Kastrati.

4. “Tool Desk” – SHML “Don Bosko” – Prishtinë, nxënësi Dion Mulaj.

5. “Cryptoturing” – SHML “Gjin Gazulli” – Prishtinë, nxënësit Domenik Rashiti, Florian Kunushevci.

 

Pas prezantimit të projekteve, juria profesionale e përbërë  nga Prof. Blerim Jahiu, Prof. Nerxhivane Pervetica, prof. Adrian Tershnjaku, vendosi të shpallë fituesit si më poshtë:

 

Vendi i parë: Projekti “Cryptotouring” nga SHML “Gjin Gazulli” – Prishtinë nxënësit  Domenik Rashiti, Florian Kunushevci.

 

Vendi i dytë: Projekti “Prishtina Racing Cars” -nga SHML “Gjin Gazulli” – Prishtinë, nxënësit Rigon Statovci, Qlirim Bajqinca

dhe

Projekti “Tool Desk” nga SHML  “Don Bosko” – Prishtinë, nxënësi Dion Mulaj.

 

Vendi i tretë: Projekti “Alarm Shkollor” nga SHML “Fehmi Lladrovci”- Drenas, nxënësit  Shqipdon Karagja, Rinor Bresilla, Blerim Mala, Veton Rrukiqi , Gentrit Kastrati

 dhe

Projekti: Aftësia ime” nga SHML “Arkitekt Sinani” – Mitrovicë, nxënësi  Amar Beka.

 

Këtë vit kjo ngjarje përveq QSE “Don Bosko”,  u sponsorizua nga tri Universitete: Universiteti AAB, Universiteti Amerikan i Kosovës (AUK & RIT) dhe Universiteti për Biznes dhe TeknologjiUBT.

Shpërblimet që u dhanë ishin si më poshtë:

 

QSE “Don Bosko” – Prishtinë:

– Vendi i parë 400 euro

– Vendi i dytë 300 euro

– Vendi i tretë 200 euro

 

Universiteti AAB :

– Bursë 1 vjeçare për 20 pjesëmarrës

– Vendi i parë bursë 60% ose 4 semestra dhe autoshkollën

– Vendi i dytë bursë 50% ose 3 semestra dhe autoshkollën

– Vendi i tretë bursë 1 vjeçare dhe autoshkollën

 

Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT)

– 2 bursa nga 50%

 

Universiteti Amerikan i Kosovës (AUK)

– Vendi i parë trajnim CCNP 50%

– Vendi i dytë dhe i tretë bursë për trajnim 100% ne Cyber Security dhe Internet of Everything

Falënderojmë sponsorët për ndihmën e tyre dhe ofrimin e saj edhe në ngjarjet tjera.


Kategoria DITA E SHKENCËS , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë