Te shtunën, më 22 shkurt 2020, shkolla fillore e mesme e ulët e Qendrës Social- Edukative “Don Bosko”, nën përkujdesjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorëve të shkollës, gjithashtu nën përkujdesjen e mësimdhënësve kujdestarë të klasëve, organizoi ekskursion njëditor në Brezovicë.

Nisja u bë nga Qendra “ Don Bosko” në orët e hershme të mëngjesit.

Rruga deri në destinacionin e pikasur ishte e mbushur me këngë dhe zëra fëmijëror, të cilët dhanë atë ndjesinë se rruga ishte shumë e shkurt.

Gjatë ditës fëmijët ishin shumë të entuziazmuar, të gëzuar dhe dukeshin mjaft të kënaqur nga lojërat e ndryshme dhe koha e kaluar së bashku.

Gjithçka duket të ketë shkuar për mrekulli si edhe ishte planifikuar. Kjo më së miri u dëshmua nga komentet e nxënësve pas kthimit në Qendrën e shkollës, e cila u realizua në orët e hershme të mbrëmjes, të po së njejtës ditë.

Edukimi, arsimimi, gëzimi dhe argëtimi i tyre janë qëllimet tona kryesore. Prandaj, urojmë të ketë qenë shetitje e bukur dhe e paharruar!


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 25/02/2020