Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët, respektivisht nxënësit e klasëve IV/A dhe IV/B, me ndihmën e mësueseve të tyre dhe mbështetjen maksimale të të gjithë shkollës, kishin organizuar një program të larmishëm, plot ngjyra e atmosferë për nder të kësaj festë madhështore.

Në program u përfshinë fjalimi I drejtorit, që uroi mirëseardhje për të gjithë prindërit e nxënësve dhe të pranishmit, pastaj disa poezi, disa pika muzikore me violinë dhe kitarë, një dramë e mrekullueshme, pastaj një skeç dhe fare në fund një vallëzim modern dhe një tjetër popullor.

Fytyrat e gëzuara të mysafirëve dhe të nxënësve, treguan më së miri se nxënësit ia dolën me sukses të përmbyllin një program, për të cilin kanë punuar me aq vullnet dhe dashuri.

Si përfundim, nga shkolla e  mesme e ultë, ju urojmë 28 Nëntorin, ditën e Flamurit.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 27/11/2018