Të vegjëlit tanë festuan Festën e 28 Nëntorit

 

Shkolla jonë sot frymoi Kuq e Zi, kombinim ngjyrash që i bënte nxënësit tanë të duken më të bukur se kurrë.

Duke filluar në orën 14:00, në sallën e QSE “Don Bosko” u dha një program artistik për nder të Festës sonë Kombëtare, asaj të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Fjalën përshëndetëse të drejtorit të QSE “Don Bosko”, don Izidor Lukiq e mirëpritën të gjithë të pranishmit, prindër e nxënës, ndërsa për rëndësinë e kësaj dite foli Prof. Mhill Marku për t’i lënë udhë programit artistik, i cili ishte i  larmishëm me poezi të zgjedhura, këngë e valle popullore, por nuk u la anash as modernja.

Në emër të Shkollës sonë urime të gjithë shqiptarëve 28 Nëntori, Festa e Flamurit!


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla e Mesme e Ulët , Shkolla Fillore

Publikuar më: 25/11/2016