Sot, më një organizimin të mrekullueshëm nga nxënësit dhe stafi i QSE “Don Bosko”, u festua Dita e Shkollës.

Për këtë festë stafi organizativ kishte përgatitur një program të larmishëm kulturo-artistik, me këngë, valle, poezi, pika instrumentale etj.

Fillimisht u intonua Himni Kombëtar. Pastaj të pranishmëve ju drejtua drejtori i Qendrës, Don Izidor Lukic, i cili ju uroj mirëseardhje mysafirëve dhe mbajti një fjalë rasti u theksoi të arriturat e Qendrës sonë si dhe për aktivitetet që organizohen në Qendrën tonë.

Pas fjalës së drejtorit, filluan pikat artistike të vallëzimit modern, për të vazhduar më pas me pikë humoristike të përgatitur nga Shkolla Fillore, pastaj programin e pasuroi një pikë muzikore dhe një recital i shkëlqyer i përgatitur nga nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë.

Po ashtu u ndanë mirënjohje dhe kupa për nxënësit fitues të garave të cilat janë organizuar këto ditë në Qendrën tonë.

Momenti më i bukur ishte kur nxënësja Ajola Shala, i dhuroi Shkollës pikturën me portretin e Don Boskos, të cilin solemnisht e pranoi Drejtori i Qendrës.

Në fund për mysafirë ishte përgatitur një pikë artistike e vallëzimit popullor të cilën nxënësit tanë e luajtën më shumë pasion.

Për të pranishmit ishte përgatitur një koktej rasti.

Falënderojmë të gjithë të pranishmit dhe Gëzuar Festen e “Don Boskos”!


Kategoria Lajmet , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë