Të premten, më datë 14 qershor 2019, në një ceremoni madhështore të përgatitur nga stafi i QSE “Don Bosko” u mbajt Festa e Falënderimit dhe Ceremonia e Diplomimit të maturantëve tanë të gjeneratës 2016/2019.
Festa filloi me intonimin e Himnit Kombëtar. Pastaj ishte momenti i parakalimit të maturantëve mbi tapetin e kuq.

Don Toma, bëri prezantimin e të gjitha klasëve, prezantim ky emocionues i cili ngjallte tek maturantët emocionet e tri viteve të kaluara në Shkollën tonë.

Fillimisht parakaluan semimaturantët me kujdestaren prof. Lavdie Murtezi, pastaj filloi parakalimi i maturanteve. Fillimisht ishte klasa 12/A me kujdestare prof. Ermelinda Palushi, pastaj klasa 12/B me kujdestar prof. Arianit Gegaj, me radhe ishin 12/C me kujdestare prof. Sonja Beka, radhën e kishin 12/D dhe kujdestari prof. Remzi Gashi, 12/E me kujdestaren prof. Lindita Bruti ishte klasa e parafundit qe kaloi në tapetin e kuq dhe e fundit klasa 12/F me kujdestar prof. Adil Jusufi e përmbylli këtë parakalim madhështor.

Siç e do rendi program filloi me fjalimin e Drejtorit të Qendrës don Izidor Lukic. Si asnjëherë më parë fjalimi i tij ishte shumë ndryshe, shumë më emocionues i cili depërtoi në zemrat e secilit të pranishëm. Ai e dha një kronologji të të gjithë veprimtarisë së tij në Kosovë, që nga vërja e gurëthemelit të Qendrës e deri më ditën e sotme, fjalë këto që ngritën publikun në këmbë më ovacione të shumta.

Pas fjalës së Drejtorit, filluan pikat kulturo-artistike të programit si dhe ndarja e shumë shpërblimeve për nxënësit më të mirë.

Shpërblime u dhanë për shkencëtaret e ardhshëm, për më të mirët e garave në shkenca ekzakte. Po ashtu u shpërblyen fituesit e Ditës së Shkencës. Mirënjohje morën të gjithë nxënësit të kanë përfunduar vitin shkollor me notë mesatare 5.00. Mirënjohje dhe medalje morën të gjithë nxënësit që kanë përfunduar tri vitet shkollore me notë mesatare 5.00. Për të gjithë maturantët ishte përgatitur pergamena dhe kartela e ish nxënësit, kartele kjo e cila do ta identifikoj në tërë botë si ish nxënës të “Don Boskos”.

Një falënderim ishte përgatitur për profesorët kujdestarë, të cilëve ju dhuruan buketa me lule në shenjë mirënjohje për punën e tyre të palodhshme për këto tri vite.

Ne fund të shpërblimeve, dy dhurata të veçanta ishin përgatitur për Drejtorin e Qendrës. Njëra ishte Hyjnesha në fron e cila është simbol i Qytetit të Prishtinës. Dhuratë kjo për ta kujtuar Drejtori se ku jetoi dhe veproi për gjitha këto vite dhe dhurata tjetër ishte simboli i NewBorn simbol ky i kujton sakrificën dhe angazhimin e tij që përmes edukimit dha në ndërtimin e Shtetit të ri, Kosovës sonë.

Krejt në fund erdhi momenti i shumëpritur, ai i hedhjes së kapelave të maturantit. Të gjithë u mblodhën në qendër të sallës dhe me brohoritje të mëdha i hodhën kapelat dhe kështu përfunduan ciklin tre vjeçar të Shkollës së Mesme të Lartë.



Maturantë të dashur,
Qendra “Don Bosko” asnjëherë nuk i harron nxënësit dhe ish nxënësit e saj. Mos harroni që ju ishin dhe mbeteni në zemrat dhe mendjet tona përherë. Aty ku jeni ju, ku jetoni dhe veproni tregoni shembullin më të mirë të edukimit, tregoni shembullin më të mirë të socializimit, tregoni shembullin më të mire të profesionalizmit qe i fituat për këto tri vite. Por asnjëherë mos harroni se “Don Boskon” e keni mbrapa dhe sa herë që te keni nevojë shtëpia juaj e dytë jemi Ne.
Urime e suksese gjatë gjithë jetës suaj!


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Shkolla e Mesme e Ulët

Publikuar më: 15/06/2019