«Ai nuk është këtu! U ngjall sikurse tha!» Mt 28,6

Me rastin e festës së Pashkës, Drejtori, Bashkësia Saleziane, stafi dhe nxënësit e QSE «Don Bosko» Prishtinë, ju urojnë përzemërsisht Festën e Ringjalljes së Jezusit të gjithë besimtarëve të krishterë. 

Sot kremtojmë Festën e fitimit përfundimtar të së mirës ndaj së keqes, nuk ka më vend për ndarje, urrejtje, luftëra apo hasmëri. I Ringjalluri na fton që të jetojmë si bij të dritës e  të ndërtojmë së bashku një shoqëri ku mbretëron paqja, dashuria dhe jeta. 

Edhe pse këtë vit festojmë në rrethana të jashtëzakonshme, kjo situate nuk duhet të na e humb shpresën që e mira do të triumfojë dhe këtë sfidë bota do ta tejkalojë.

Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkën!

Me respekt
Drejtori, Don Dominik Skender Qerimi


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 12/04/2020