Sot, me një ceremoni madhështore të përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit, u bë inaugurimi i objektit të ri të Shkollës Fillore dhe të Mesme te Ulët.

Dita e sotme ishte njëra ndër ditët më të veçanta dhe të shumëpritura nga nxënësit e shkollës fillore, ishte dita kur tempulli i ri i dijës së tyre po inaugurohej dhe gëzimi në fytyrat e tyre ishte më së i pranishëm.

Këtë ngjarje të shumëpritur po ashtu e madhështuan edhe të pranishmit e shumtë nga institucionet lokale dhe qendrore, mysafirë nga ambasadat e akredituara në Prishtinë, nga KFOR, karabiniert, policia e Kosovës, prindër dhe miq të Don Boskos.

Fillimisht ceremoninë e hapi intonimin i himnit Kombëtar dhe atij të Kosovës nga kori i nxënësve tanë.

Pas intonimit të dy himneve, fjalën e mori drejtori i QSE Don Bosko në Prishtinë, Don Izidor Lukic i cili në fjalën e tij përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe njëherit i falënderoi ata për kontributin e tyre të ndërtimin e kësaj shkolle e posaçërisht organizatën Kishtare Renovabis dhe Qeverinë Gjermane të cilët ishin donatorët e këtij objekti. Po ashtu falënderoi komunën e Prishtinës dhe kryetarin Shpend Ahmeti për ndihmën e dhënë.

Pas drejtorit, fjalën e mori Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Dodë Gjergji, i cili pasi përshëndeti të pranishmit dhe falënderoj për kontributin e tyre, vuri në dukje rëndësinë e këtij objekti i cili nuk është vetëm një objekt i thjeshtë, por është ai përmes të cilit do të edukohen e arsimohen shumë breza të cilët do të kontribuojnë për vendin tonë.

Pas Ipeshkvit fjalën e mori përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës z. Besnik Tahiri, i cili lexoi letrën përshëndetëse të kryeministrit z. Ramush Haradinaj, i cili përmes kësaj letre uron drejtorin dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit për këtë inaugurim dhe uron që ky tempull të shërbej për shumë gjenerata.

Më pastaj fjalën e mori kryetari i Prishtinës z. Shpend Ahmeti. Ai uroj të gjithë qytetarët e Prishtinës për këtë vlerë të shtuar që i jepet kryeqytetit në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj. Ai theksoj peripecitë që kanë hasur deri tek ndërtimi i këtij objekti, por që në fund ia kanë dalë mbanë.

Krejt në fund fjalën e mori  Inspektori për Provincën e Jugut të Italisë, për Shqipërinë, Kosovën dhe Zyrihun, don Angelo Santorsola. Ai uroj të gjithë të rinjtë e Prishtinës për këtë objekt i cili siç theksoi, do të jetë shtëpi e dytë për të gjithë të rinjtë e kryeqytetit dhe më gjerë. Po ashtu falënderoj autoritetet komunale dhe shtetërore për ndihmën e dhënë.

Në fund kryetari Prishtinës z. Shpend Ahmeti, Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji dhe Inspektori don Angelo Santorsola bënë zbulimi i pllakës falënderuese për Fondacionin Renovabis si dhe prenë shiritin inaugurues.

Krejt në fund falënderimi i shkon donatori Organizatës Kishtare RENOVABIS dhe Qeverisë Gjermane për mbështetjen e tyre të dhënë.

Nxënësit tanë dhe ata që do të vijnë, ta gëzojnë këtë tempull të dijës i cili ka dhënë, po jep dhe do të jep kuadro që do t’i shërbejnë vendit tonë të dashur Kosovës tonë.


Kategoria Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla e Mesme e Ulët , Shkolla Fillore