Edhe këtë vit, si çdo vit tjetër, festa e Don Boskos festohet me një seri nismash. Këtu poshtë gjendet kalendari i festimeve:
E premte, 22 janar Ora 13.00: mbahet gara tradicionale letrare për esenë më të mirë. Kjo garë zhvillohet mes nxënësve të Shkollave të Mesme të Prishtinës. Tema e esesë: “Magjia e Fjalës”.
E diel, 24 janar Ora 17.00: Don Dominik Qerimi prezanton, për Familjen Saleziane, “Porosinë” e viti 2016 të Rektorit Madhor të Salezianëve.

Ora 18.00: Mesha e Shenjtë, së bashku me Salezianët Bashkëveprues.

E hënë, 25 janar Ora 10.30: Turnir Basketbolli me disa nga Shkollat e Mesme të Prishtinë. Turniri mbahet në Palestrën e Shkollës “Don Bosko”.
E martë, 26 janar Ora 10.30: Turnir Futbolli të Vogël me disa nga Shkollat e Mesme të Prishtinë. Turniri mbahet në Palestrën e Shkollës “Don Bosko”.
E mërkurë, 26 janar Ora 12.00: Tryezë e rrumbullakët  me temë: «Edukimi: përgjigje e sfidave të sotme». Janë të ftuar: Prof. Dok. Naser Zabeli, Prof. Dok. Demë Hoti, Don Pavlin Zefi.

Në fund të takimit bëhet shpallja e fituesve të Garës Letrare dhe ndarja e mirënjohjeve për 10 vendet e para. Ndërsa çmimet për tre vendet e para ndahen të premten gjatë festës së Ditës së Shkollës.

Pason kokteji për të ftuar.

E premte, 29 janar Ora 11.00: Festa e Ditës së Shkollës

Program artistiko-kulturorë i përgatitur nga nxënësit. Pason kokteji për të ftuar.

E shtunë, 30 janar Ora 20.00: Koncert për të rinjtë në Qendrën “Don Bosko”.

Janë të ftuar nxënësit, ish-nxënësit dhe miqtë e Don Boskos.

E diel, 31 janar Ora 18.00: Mesha e Shenjtë në Qendrën “Don Bosko”.

Kryeson Don Lush Gjergji


Category: Galeria , Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Oratori , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 24/01/2016