Në kuadër të javës së Don Boskos, që po zhvillohet në QSE ‘Don Bosko” në Prishtinë, për nder të festës së shkollës dhe në rikujtim të veprave të mrekullueshme të atij që shkolla jonë e mbanë me nderë emrit e tij, sot nën organizimin e shkollës dhe nën udhëheqjen e profesorëve të edukatës fizike, si vazhdimësi e olimpiadës së turnirit të sporteve, u mbajt edhe ndeshja e finale e basketbollit, e cila u zhvillua në mes të ‘American School of Kosova’ dhe QSE ‘Don Bokso’, Prishtinë.

Lojtarët e të dy ekipeve dhanë spektakël për shikuesit gjatë lojës dhe pavarësisht lojës së mirë që treguan djelmoshat e ‘ASK’-së fitues doli ekipi i ‘Don Boskos’ me rezultat 38:26

Por, olimpiada e turnirëve nuk mbaron me kaq.

Garat do të vazhdojnë ditën e hënë, me lojën e volejbollit.

Suksese të gjitha ekipeve pjesëmarrëse!


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 25/01/2020