Të dashur kolegë! Shumë i respektuari staf i “Don Boskos”! Jemi mbledhur sot si çdo vit tjetër, të shënojmë një fund të suksesshëm të punës tonë. Kjo punë me plot sfida, nuk do të realizohej pa ndihmën, përkrahjen morale të Drejtorit tonë. Ti thuash Drejtor këtij njeriu human dhe me vlera nuk mjafton. A nuk ishte shok, vëlla, engjëll mbrojtës, zëri i ndihmës për ne? Gjithmonë ishte aty ku e kërkoi vendi. Në radhë të parë, afër fëmijëve dhe afër stafit, gjithmonë aty kur ne kishim nevojë për ty. Jehona humane e tij nuk u ndal vetëm brenda mureve të shkollës. Zëri i ndihmës ishte edhe kur ne u përballëm me sfidat e jetës. Sa herë që na kanosej stuhia, zëri i tij më kumboi në vesh: “për çdo gjë që ke nevojë, unë jam këtu”! Më besoni është madhor ai zë për ata që përballen vetë me këto furtuna. Ishe aty edhe për ata që ndiqnin udhëzimin tënd, ishe aty edhe për ata që nuk të përkrahën, ishe aty edhe për ata që me çdo kusht, përpiqeshin të na cenonin por ishe aty edhe për ata qe qonin përpara punën tonë edukativo-arsimore. Ishe aty çdo herë për të shënuar datat tona të jetës, ishe aty të na përmirësoje gabimet në qetësi, ishe aty kur fëmijët tanë nuk ndiheshin mire edhe atëherë kur ne patëm halle, për t’u bërë çelës ndihmës për gjithçka. Diçka të kemi vjedhur Drejtor: “Filozofinë e heshtjes”, sepse njerëzit e mëdhenj flasin pak, ata veprojnë, dhe vepra e tyre nuk shuhet asnjëherë. Pra a e meriton vetëm emrin “Drejtor”? Figura e tij, meriton shumë respekt. Ne do ta quanim figurë humane, heroike, engjëllore, vëllazërore dhe atërore. Faleminderit! Do të na mungosh! Do t’i mungosh vendit, do t’i mungosh shkollës, do t’i mungosh klasëve që i vizitove çdo mëngjes, do ti mungosh nxënësve që me aq hidhërim morën lajmin për largimin tënd. Do t’i mungosh stafit që e respektove, e mbrojte gjatë tërë veprimtarisë tënde këtu. Qoftë e nderuar dhe e respektuar vepra jote! U bëftë forcë për përballimin e stuhive. Sepse kështu bëjnë njerëzit e mëdhenj, njerëzit humanë, nuk kursehen për të quar dijen përpara. Për ne, figura jote, do të mbetet gjithmonë zëri i shpresës, i ndihmës për shumë familje. Faleminderit! Do të përpiqem me çdo kusht t’i zbatojmë këshillat tua. Faleminderit! Zoti ju bekoftë njeri i madh!


Category: Lajmet

Publikuar më: 15/07/2019