Sot, në Qendrën tonë u organizua një ligjëratë e cila kishte për qëllim t’i njoftoi të rinjtë për rreziqet e substancave narkotike, alkoolit, duhanit si dhe vetëdijesimin e tyre mbi rreziqet që sjellin ato.

Për të ligjëruar mbi këtë temë të ftuar kishim Mjek nga KFORI Italian, të cilë i informuan nxënësit tanë për llojet e substancave narkotike, rreziqet që sjellin ato si dhe shkaqet që dërgojnë deri në marrjen e atyre substancave.

Ishte një ligjëratë shumë përmbajtjesorë e cila solli interes të madh tek nxënësit tanë. Po ashtu nxënësit patën mundësi të bëjnë pyetje të ndryshme me interes për ta ku edhe morën përgjigjet e duhura.

Falënderojmë KFOR-in Italian për përkrahjen e tyre dhe shpresojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdoi edhe më tutje në vetëdijesimin e të rinjve për rreziqet që sjellin këto substanca të dëmshme.


Kategoria Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme