Dje, për shkollën tonë dhe për klasën e nëntë ishte një ditë e veçantë sepse për herë të parë në shkollën tonë u mbajt semimatura. Ishte ky një emocion i veçantë sepse po e përcjellim gjeneratën e parë të semimaturantëve.

Ishte një mbrëmje e paharruar ku nxënësit tanë u kënaqën me kënge e valle, ku ata kujtuan momentet e kaluara së bashku në shkollën fillore dhe te mesme te ulët.

Tani siç tha edhe drejtori Don Izidor Lukic, ata i pret një sfidë tjetër, sfidë e cila ata do t’i bëj të mendojnë më ndryshe por edhe te veprojnë më ndryshe, ata i pret sfida e shkollës së mesme të lartë.

Urojmë nxënësit tanë për momentet e kaluara dhe i sigurojmë ata që do t’i mbështesim sa herë që kanë nevojë.


Kategoria Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla e Mesme e Ulët