Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/17, sot në Qendrën Social-Edukative “Don Bosko” u realizua takimi i parë me prindër dhe nxënës për Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët, ku u dha mirëseardhja 87 nxënësve të ri.

Duke mirëpritur të vegjlit tanë të ri të dy klasave të para dhe nxënësit e klasës së gjashtë u mbajt një takim mirëseardhjeje duke filluar nga ora 09:00. Prindërit dhe nxënësit u njoftuan me stafin e Qendrës sonë dhe patën rastin të mirëpriten nga fjalimi përshëndetës i drejtorit Don Izidor Llukiq dhe përgjegjësi i Shkollës Fillore Don Pavlin Zefi. Pas takimit të parë nxënësit patën rastin të ambientohen në klasat e tyre përkatëse të shoqëruar nga mësueset e tyre dhe mësimdhënësit përkatës e klasës së gjashtë. Në fund u ofrua edhe një koktej rasti.

Më pas duke vazhduar nga ora 11:00 filloi takimi i radhës me klasat e dyta, të treta dhe me klasën e shtatë dhe të tetë duke u uruar mirëseardhje përsëri nga drejtori Don Izidor Llukiq dhe përgjegjësi Shkollës Fillore Don Pavlin Zefi si dhe nga stafi i Qendrës.

Urojmë një vit të mbarë dhe të suksesshëm për nxënësit tanë.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Shkolla e Mesme e Ulët , Shkolla Fillore

Publikuar më: 01/09/2016