Të dashur prindër dhe nxënës, ju njoftojmë se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka marrë vendim për vazhdimin e ndërprerjes së mësimit për të gjitha institucionet parauniversitare edhe për datat 1 mars 2018 dhe 2 mars 2018.

Mësimi i rregullt vazhdon të hënën me datë 5 mars 2018.

Më poshtë mund ta lexoni vendimin e MASHT:

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim që të vazhdohet ndërprerja e mësimit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar edhe më datë 1 mars 2018 (e enjte) dhe 2 mars 2018 (e premte).

Ky vendim është marrë pas mbledhjes së raporteve për gjendjen e krijuar nga temperaturat e ftohta nëpër komuna dhe në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, si dhe duke pasur parasysh të dhënat që dalin nga Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës.

Ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen  gjatë këtij gjysëmvjetori në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit.

 


Kategoria Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë