Të nderuar aplikantë,

Ju njoftojmë që aplikimi për Konkursin e Esesë ka përfunduar sot me një numër rekord të aplikacioneve.

Dita e mbajtjes së garës është 15 mars 2019 në orën 13:00.

Lusim të gjithë aplikantët që të jenë të pranishëm në ambientet e QSE “Don Bosko” gjysmë orë para fillimit të garës.

p.s të drejtën për të garuar e kanë vetëm ata nxënës që plotësojnë kriteret të përcaktuara nga Komisioni Organizativ.

Stafi Organizativ ju dëshiron suksese të gjithë garuesve!


Category: Lajmet

Publikuar më: 14/03/2019