Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se me datë 26 tetor 2018, të gjithë nxënësit e SHFMU do të lirohen nga procesi mësimor në orën 13:00. Kjo për shkak të organizimit të përvjetshëm të seminarit formues në të cilin merr pjesë i gjithë stafi i shkollës sonë.

Transporti për SHFMU, organizohet si çdo ditë tjetër në mëngjes, po ashtu për kthimin e nxënësve në shtëpi, ne e organizojmë transportin për të gjithë ata nxënës të cilët prindërit nuk mund të vijnë t`i marrin.

Gjithashtu ju njoftojmë se me datë 30 tetor 2018 inaugurohet ndërtesa e re e SHFMU me ç`rast organizojmë një ceremoni, në të cilën jeni të ftuar edhe ju bashkë me fëmijët tuaj. Në këtë ditë nuk do të mbahet mësimi. Nxënësit duhet të jenë të pranishëm duke filluar prej ores 10:00. Në orën 11:00 do të mbahet ceremonia inauguruese pas së cilës do ketë dhe një koktej rasti. Me përfundimin e porgramit  fëmijët kthehen në shtëpi. Transporti do të organizohet duke pasur si pikë referimi orën 10:00 si arritje ne shkollë dhe orën 13:00 për nisje nga shkolla për në shtëpi.


Kategoria Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla e Mesme e Ulët