Prindër të dashur,

Ju njoftojmë se gjysëmvjetori i parë përfundon me datë 29 dhjetor 2017. 

Komunikimi i suksesit të nxënësve për këtë gjysëmvjetor do të bëhet sipas orarit në vijim:

Të enjten me 28 dhjetor 2017 në ora 17:00, bëhet komunikimi i suksesit për Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët.

Të premten me 29 dhjetor 2017 në ora 17:00,  bëhet komunikimi i suksesit për klasat e X-ta, XI-ta dhe XII-ta.

Të shtunën me 30 dhjetor 2017 bëhet shëtitja në Brezovicë për të gjithë nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë.

Luten prindërit që të marrin pjesë në këto takime në mënyrë që kontributi ynë i përbashkët tu ndihmojë fëmijëve tuaj dhe nxënësve tanë.

 


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla e Mesme e Ulët , Shkolla Fillore

Publikuar më: 26/12/2017