Kërkesat për kurse që do të organizohen është në rritje, aftësimi dhe profesionalizimi është gjithnjë e më i kërkuar. Kështu që ne kemi ofertat e reja të kurseve nga muaji shtator dhe tetor 2016:

 

Kursi që fillon të hënën më 19.09.2016

* Instalime Elektrike në Banesa Civile (IEBC),

Kohëzgjatja: tre muaj, tre herë në javë, çmimi 50 € muaji = 150 € për 3 muaj. Pas përfundimit të kursit pajiseni me certifikatë të kursit të akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Ata që dëshirojnë të vijojnë, të paraqiten në sekretarinë e kurseve të Qendrës “Don Bosko” deri të hënën në ora 15:00.

 

Nga fundi i tetorit 2016 fillojnë edhe kurset në vijim

* Instalime të Ujësjellësit dhe Kanalizimit (Hidraulikë),

Kohëzgjatja: tre muaj, tre herë në javë, çmimi 85 € muaji = 255 € për 3 muaj

Pas përfundimit të kursit pajiseni me certifikatë të kursit të akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

 

* Instalime të Ngrohjes Qendrore (Termohidraulikë)

Kohëzgjatja: tre muaj, tre herë në javë, çmimi 85 € muaji = 255 € për 3 muaj

Pas përfundimit të kursit pajiseni me certifikatë të kursit të akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

 

* Përpunimi i pemëve dhe perimeve,

Kohëzgjatja: tre muaj, tre herë në javë, çmimi 80 € muaji = 240 € për 3 muaj

Pas përfundimit të kursit pajiseni me certifikatë.

 

QSE “Don Bosko” – Prishtinë


Category: Lajmet , Trajnimet Profesionale

Publikuar më: 15/09/2016