Lojërat verore, janë njëri ndër aktivitetet e shumta që organizohet në Qendrën tonë. Këto lojëra organizohen nga Oratori i cili vepron në kuadër të QSE “Don Bosko”.

Në këto lojëra po marrin pjesë qindra fëmijë nga i gjithë qyteti i Prishtinës, të cilët po dëfrehen më aktivitete të shumta siç janë: muzika, vallëzimi, Sport, pishina dhe aktrim dhe shumë surpriza tjera.

Këto lojëra zgjasin deri me datën 20 korrik 2018.


Category: Uncategorized

Publikuar më: 10/07/2018