Më datë 10 qershor 2022, u bë përshëndetja me Semimaturantët e Shkollës tonë.

Për ta u organizua përshëndetje e përzemërt nga Stafi dhe Nxënësit, përshëndetje kjo e cila do të ngelet në mendjet e tyre për një kohë të gjatë.

Një numër i madh i nxënësve brohoritnin për ta nga tribunat e palestrës, ishin këto brohoritje që buronin nga zemra për përcjelljen e shokëve dhe shoqeve të tyre.

Në përshëndetjen që ua bëri Drejtori i Shkollës, përveç urimeve të shumta, Ai edhe ua la një porosi:

“ashtu siç e përfunduar me sukses Shkollën e Mesme te Ulët, tregohuni të suksesshëm edhe në Shkollën e Mesme të Lartë, por njëkohësisht kudo që shkoni shfaqeni dijen dhe edukatën e fituar gjatë këtyre viteve

Për nxënësit më të dalluar, u ndanë mirënjohje.

Në mbrëmje, u organizua edhe darka e përbashkët.

Të dashur nxënës, urime semimatura dhe suksese!


Category: Lajmet , Liceu Elektroteknik , Shkolla e Mesme e Ulët

Publikuar më: 10/06/2022