Më datë 21 qershor 2021, u bë përshëndetja me Semimaturantët e Shkollës tonë.

Për ta u organizua përshëndetje e përzemërt nga Stafi dhe Nxënësit, përshëndetje kjo e cila do të ngelet në mendjet e tyre për një kohë të gjatë.

Një numër i madh i nxënësve u rreshtuan duke brohoritur për ta, ishin këto duartrokije që buronin nga zemra në përcjelljen e shokëve dhe shoqeve të tyre.

Në përshëndetjen që ua bëri Drejtori i Shkollës, përveç urimeve të shumta, Ai edhe ua la një porosi: “kudo që të shkoni, çfarëdo që të bëni, mos harroni se duhet të jeni qytetarë të ndershëm e profesionist të mirë”.

Për nxënësit më të dalluar, u ndanë mirënjohje dhe medalje.

Në mbrëmje, u organizua edhe darka e përbashkët.

Të dashur nxënës, urime semimatura dhe suksese!


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Shkolla e Mesme e Ulët

Publikuar më: 22/06/2021