Me një program të bukur kulturo-artistik, nxënësit e shkollës fillore festuan 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ishte ky një program i përgatitur me finesë nga nxënësit dhe mësueset e shkollës fillore të cilët dhanë para prindërve një program të larmishëm i cili shënoi 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në fjalën e tij drejtori i QSE “Don Bosko”, theksoi se vendi ynë ka dhënë shumë heronj dhe ka derdhur shumë gjake për ta gëzuar këtë pavarësi. Tani na mbetet neve që të kontribuojmë që fëmijët tanë të cilët janë e ardhmja e këtij vendi, ta gëzojnë shtetin tonë.

Më pas përformuan edhe shumë nxënës me pikat e tyre kulturo-artistike.

Urojmë të gjithë për 10 vjetorin e pavarësisë.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla e Mesme e Ulët , Shkolla Fillore

Publikuar më: 16/02/2018