Sot, në vigjilje të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nxënësit e klasave të 3-ta së bashku me mësueset e tyre Teuta Camaj dhe Arbnora Prenkaj, kishin përgatitur një program kulturo-artistik.

Fillimisht nxënësit i përshëndeti Drejtori i Qendrës Don Izidor Lukic, i cili në fjalën e tij tha që ju, fëmijët e Kosovës, jeni ata për të cilët ne duhet të punojmë, në mënyrë që t’ju krijojmë një ardhmëri të sigurtë në shtetin tonë.

Pas fjalës së drejtorit, fëmijët filluan pikat kulturo-artistike me këngë, valle, recitime e humor.

Falënderojmë nxënësit e klasave te 3-ta dhe mësueset e tyre për këtë program të përgatitur!

Urime 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës!


Category: Lajmet , Shkolla Fillore

Publikuar më: 15/02/2019