Në përmbyllje të vitit shkollor 2016/17, QSE “Don Bosko” në Prishtinë organizoi një shëtitje me staf. Kjo shëtitje kishte karakter kulturor me qëllim te njohjes së bukurive natyrore që ka Shqipëria.

Në itinerarin e shëtitjes ishin: Liqeni i Komanit, fshati Fishtë (fshati i poetit me të madh shqiptar At Gjergj Fishta) dhe qyteti i Shkodrës.

Kjo shëtitje po ashtu ishte edhe një falënderim për stafin, për punën e palodhshme që kanë bërë gjatë tërë vitit dhe marrjen e energjive të reja për vitin tjetër shkollor.

Stafi menaxhues i QSE “Don Bosko”, gjithë stafit dhe nxënësve ju dëshiron pushime të këndshme pranë familjarëve të tyre.

Qendra fillon punën në fund të muajit gusht.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 21/07/2017