Si çdo organizim tjetër i Qendrës “Don Bosko”, edhe ky organizim shkoi për mrekulli. Ato katër ditë që kaluam së bashku ishin të ngjeshura me vizita kulturore, çka na ndihmojë njohuritë tona.

Të gjitha qytetet të cilat i vizituam kishin në vete historitë e tyre, të cilat e bënin vizitën më unike.

Kurioziteti rritej më shumë teksa vizitonim qytetet e vjetra të cilat përmbanin historitë e lashta të paraardhësve tanë.

Gjatë udhëtimit kemi vizituar këto qytete , siç janë : Shkodra, Berati, Durrësi, Vlora, Kruja dhe Tirana.

Bashkëpunimi i stafit të Qendrës “Don Bosko, ishte mjaft i mirë dhe mjaft i afërt në mënyrë që shëtitja të ishte sa më e qetë ,e gëzuar dhe e bukur


Kategoria Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë