Shëtitja e nxënësve të SHMU “Don Bosko” në Prevallë

Më 17 dhjetor, Shkolla e Mesme e Ulët “Don Bosko” organizoi, për nxënësit e saj, një shëtitje në Prevallë. Nxënësit kaluan një ditë të bukur nën rrezet e diellit dimëror duke rrëshqitur me ski dhe saja në qendrën e atjeshme të skijimit. Përveç këtij aktiviteti, të rëndësishëm për shëndetin, nxënësit së bashku me Drejtorin dhe mësimdhënësit e tyre patën mundësinë të hanë një drekë të përbashkët e të ndajnë moment të këndshme më njëri-tjetrin.


Category: Galeria , Ngjarjet e Rëndësishme , Shkolla e Mesme e Ulët

Publikuar më: 19/12/2016