Sot ne palestrën e qytetit të Pejës, KB Don Bosko, luajti ndeshjen e parë të finales në kuadër të IP Ligës së Dytë të Kosovës në basketboll kundër KB Istogu.

Gjatë gjithë lojës ekipet ishin të barabarta në fushë dhe të dyja skuadrat dëshmuan që vërtetë e kanë merituar të jenë në finale.

Pjesa e parë e lojës u mbyll në dobi të skuadrës tonë, por në pjesën e dytë më disa vendime jo profesionale të referëve dhe tavolinës zyrtare, KB Istogu arriti të shkëputet në epërsi.

Ndeshja përfundoi me rezultat:

KB Istogu 66 : 55 KB Don Bosko

Ndeshja kthyese zhvillohet gjatë javës së ardhshme dhe klubit tonë i duhet të kaloi 12 pikë në epërsi për tu kualifikuar në ligën e parë.


Category: KLUBI I BASKETBOLLIT

Publikuar më: 21/04/2018