Takimi informues për klasët e ciklit të ulët (kl. II, III, IV dhe V) u mbajt sot, me datë 27 gusht 2019.

Për dallim nga herët e kaluara, meqenëse ky takim është tradicional, kësaj radhe fjalën i pari e mori zëvendësdrejtori i SHF dhe SHFMU, Don Pavlin Zefi, që përveçse uroi mirëseardhje, ai gjithashtu e shfrytëzoi rastin për të prezantuar në pika të shkurtëra drejtorin e ri të shkollës para prindërve. Pas prezantimit, vazhdoi me komunikimin e disa pikave të rregullores së shkollës dhe informoi prindërit dhe nxënësit për ndryshimet e klasëve.

Pastaj fjalën e mori Drejtori i Qendrës, Don Dominiu, që fillimisht u prezantua para prindërve e nxënësve, e pastaj shpalosi planprogramin dhe synimet e shkollës kundrejt fëmijëve. Ai gjithashtu i njoftoi prindërit se çdo lajmërim që bëhet vetëm përmes webfaqës së shkollës është I vërtetë. Gjithashtu, shprehi gatishmërinë për të dëgjuar çdo lloj kritike, lëvdate apo sugjerimi nga ana e prindërve, sepse siç tha: “…është privilegj për ne që ju na e keni besuar gjënë më të shtrenjtë që keni, dhe ne do përpiqemi të bëjmë të pamundurën për të mirën e fëmijëve.”

Pas fjalimit, drejtori kërkoi nga prindërit të plotësojnë nga një pyetësor dhe në bazë të tij stafi edukativ dhe arsimor i shkollës do ta ketë me të lehtë qasjen ndaj secilit fëmijë.

Pas fjalimit, prindërit u takuan me mësimdhënësit, ku patën mundësinë të diskutojnë për çështje e nevojshme.

 Ne ju urojmë fillimvit të mbarë!


Kategoria Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Shkolla e Mesme e Ulët